“Kur të bëhet e 100-a të kallëzoj”, Bekë Berisha tregon se a ka ndryshime në kuvend

Deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha, është prononcuar shkurt para mediave, pak para nisjes së seancës së 45-të konstituive.
I pyetur se a ka ndonjë ndryshim në situatën e krijuar, ai ironizoi me përgjigjen.
“Kur të bëhet hera e 100-të të kallëzoj”, tha Berisha, duke iu referuar seancave të njëpasnjëshme.