09:28 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Kur vjet Roma e eliminoi Barcelonën, pse nuk mund të rikthehet Juventusi kundër Atleticos?

Ka ndodhur shpesh herë që skuadrat në Ligën e Kampionëve të përmbysin rezultatin nga humbja në ndeshjen e parë në fazën eliminuese.

Rasti i fundit ishte fitorja e Manchester United 3-1 ndaj Paris Saint Germaint, derisa parisienët kishin fituar 2-0 në Manchester.

Një tjetër rikthim historik ishte ai që bëri Roma vjet kundër Barcelonës.

A do të mundet Juventusi të përmbys disavantazhin 2-0 nga ndeshja e parë me Atleticon?

Shumë njohës të futbollit e shohin si mision të vështirë për “Zonjën e vjetër” pasi që Atletico ka mbrojtje të fortë.

Por futbolli është i pa parashikueshëm andaj është sporti më i popullarizuar në botë. /Indeksonline/