19:59 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurdet që po terrorizojnë ISIS-in, nuk iu “dridhet syri”

Terrorizmi është një fenomen që kërcënon të gjithë botën dhe lufta kundër tij është një sipërmarrje shumë e madhe që kërkon aftësi dhe trimëri të madhe, sidomos për ata që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të.

Pamje të pabesueshme vijnë nga një kamp ushtarak në Soran të Irakut, ku stërviten luftëtarët kurdë Peshmerga për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Në kamp stërviten burra dhe gra, të cilët pas një programi disa mujor zhvillojnë ceremoninë më të tmerrshme të betimit për të luftuar terrorizmin.

Mes riteve të ceremonisë është që luftëtarët e rinj duhet të kafshojnë gjarpërinj dhe lepuj, me shumë gjasa për të treguar se ata janë të gatshëm për të bërë gjithçka.

Peshmergat janë lojtarë kryesorë në fushën e betejës kundër ISIS që nga gushti vitit 2014, kur militantët sulmuan rajonin e tyre. Ata së fundmi kanë afruar dhe gratë që të jenë pjesë e trupave të tyre, gjë që ka “terrorizuar” militantët e ISIS, pasi nëse vritesh nga një femër, sipas tyre, e humb vendin në parajsë.