21:45 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

‘Kurir’: Kroatët po përpiqen të fshehin historinë, nëna e Modricit është serbe

Tash e disa ditë mediat serbe po mirren me lojtarin më të mirë kroat, Luka Modric.

Kapiteni i ekipit kombëtar kroat ishte i zhgënjyer kur ceremonia e ekipit të futbollit në sheshin kryesor urdhëroi këngë nga këngëtari Marko Perkovic Thompson, sipas medias serbe Kurir.

Modriç festoi dhe këndoi me një burrë që ishte serb i çertifikuar. Lojtari padyshim harroi origjinën e tij, shkruan tutje Kurir.

Modric është tërësisht serb nga ana e nënës së tij. Nënë Radojka është nga familja Dopuđ nga Krajina (fshati Kruševo afër Obrovacit) .

Të gjithë po flasin se serbët ia vranë gjyshin dhe dogjën shtëpinë e babait të tij. Kjo është e vërtetë. Por është gjithashtu e vërtetë se kroatët gjatë “Operacionit Suthia” në vitin 1995 dogjën shtëpinë e nënës së tij. /IndeksOnline/