Kurrë mos e hani ushqimin në pjatën të cilën e prekin insektet!
Kur ndonjë insekt fluturon dhe bie në pjatën e ushqimit, shumica e largojnë atë dhe fillojnë ta hanë ushqimin prapë. Mirëpo në fakt ju asesi nuk duhet konsumuar atë ushqim, pasi insektet bartin shumë më shumë sëmundje se sa mendoni në të vërtet.
Hulumtimet kanë zbuluar se këmbët dhe krahët e mizave janë të mbushura me qindra lloje të ndryshme të baktereve dhe shpesh ato baktere janë të kapura pasi insektet kanë qëndruar mbi mbeturina ose jashtëqitje,transmeton Indeksonline.
Ekipi i studiuesve nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, Universiteti Teknologjik Nanyang i Singaporit dhe Universiteti Federal i Rio de Janeiro studiuan insektet e 116 shtëpive dhe ndërtesave nga tre kontinente të ndryshme.
Studimi zbuloi se në disa raste insektet mbanin qindra lloje të ndryshme të baktereve, shumë të dëmshme për njerëzit.Këtu përfshihen Helicobacter pylori, një bakter që shpesh shkakton ulcera në zorrë. Mizat e qyteteve nga studimi dolën të mbanin më shumë mikrobe në trupin e tyre sesa mizat në zonat rurale.
Drejtori i hulumtimeve të Nanyang, Stephan Schuster tregoi se: “Insektet bartin më së shumti mikrobe pasi bakteret I përdorin ato si anije ajrore për të bartur nga një vend në tjetrin. Mund të ndodhë që bakteret gjatë udhëtimit të tyre, rriten dhe përhapen në sipërfaqe të re” ./Indeksonline/