11:34 / E Premte, 23 Shtator 2022 / B O

Kurrë mos heqni dorë nga ëndrrat e juaja, Modric dikur e kapte për dore si fëmijë, dje festonte në fushë golin e tij

Kroacia e ka mposhtur Danimarkën mbrëmë në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Lovro Majer ishte heroi kroat në këtë ndeshje. Gëzimin e golit të fitores me futbollistin e Rennes e ndau edhe Luka Modriq.

Dy futbollistët para 14 vitesh kishin pozicione të ndryshme në fushë. Modric ishte futbollist i Dinamo Zagrebit, ndërsa Majer ishte fëmiu përcjellës i yllit kroat.

14 vite më pas, Modric e Majer festojnë bashkë golin e fitores në një fanelë të përbashkët./Indeksonline/