11:42 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

“Kurrë nuk heqim dorë nga Kosova”, Kosnett konfirmon mbështetjen e Amerikës

Figura të njohura të politikës, diplomacisë, miq e ish-udhëheqës shtetërorë janë bërë bashkë në konferencën “Diaspora Flet 2020”. Ambasadorët amerikanë në Prishtinë e Tiranë, Kosnett e Kim kanë qenë poashtu pjesë e kësaj ngjarje.

Në fjalim përmbyllës të konferencës, ambasadori Kosnett ka thënë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova.

“Administratat në Amerikë mund të ndërrohen, por kjo nuk do të ketë ndikim në raportet mes shqiptarëve e amerikanëve. Ne kemi patur dhe do kemi gjithmonë raporta të ngushta” kanë thënë ndër të tjera ambasadorët Kosnett e Kim.

Kosnett ka thënë poashtu se duhet të ketë një program të veçantë që diaspora të angazhojë të rinjtë tanë më shumë jashtë vendit./Indeksonline/