12:36 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kurteshi: Mos të rrënohet shkolla për të verbër në Pejë

Kryetari i Komisionit parlamentar për Arsim, Smajl Kurteshi ka deklaruar sot në seancën plenare se Ministria e Drejtësisë, Ministria e Administratës dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në pajtim me kryetarin e komunës së Pejës, janë pajtuar për rrënimin e shkollës për persona të verbër në Pejë.

E kjo, ka shtuar ai, po bëhet me qëllim që në vendin ku ajo ndodhet, të lirohet hapësira për ndërtimin e objektit të Gjykatës Themelore të Pejës.

Kurteshi ka thënë se Komisioni për Arsim kërkon nga akterët e përfshirë në këtë çështje, të heqin dorë nga ky vendim. Duke kërkuar që për objektin e Gjykatës Themelore të gjendet një tjetër lokacion, ai tha se plani për rrënim është dëmshëm.