16:18 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Kurteshi u tregon gazetarëve çfarë pytje të bëjnë!

Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi e ka qujtur Kosovën shtet policor, pasi policia ka arrestuar Xhelal Sveçlën. Më pas është sjellur ashpër me gazetarët duke u thënë pse po e pyesin. U ka rekomanduar ta pyesin pse disa deputetë të VV-së i nxorrën policia nga salla e Kuvendit.

“Sot policia ka ndërhy në instuitucionin ma të lartë të shtetit i ka nxjerrë deputetët jashtë kuvendit.Ky është shtet policor”, tha Kurteshi.

Ai vazhdonte të thoshte se nuk e di arsyen e nxjerrjes së disa deputetëve nga salla e Kuvendit.

“Nuk e di s’ka vendim, bëjeni këtë pyetje pse na nxorrën prej sallës”, tha Kurteshi.

“Demarkacionin VV-ja nuk e voton, sot është ligji për demarkacion jo për liberalizimin e vizave. Leni këtë punë”, përfundoi ai. Përderisa ka folur ashpër me gazetarët.

Temat: