10:44 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Kurti deklarohet pas takimit me Mustafën: U pajtuam për rrëzimin e Qeverisë!

Lideri i VV-së, Albin Kurti këtë mëngjes është takuar me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, takim për të cilën raportoi Indeksonline.

Kurti përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Mustafën kanë biseduar për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

I pari i VV-së, ka theksuar se me të u pajtuan që të bëjnë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë.

“Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Kurti./Indeksonline/