09:01 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / L K

Kurti del me një urim për fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e mbrëmshëm ndaj Polonisë.

Kurti nuk hezitoi ta veçojë edhe Mirlind Dakun nga Gjilani i Kosovës.

Postimi i plotë:

Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024. Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo!