17:07 / E Martë, 19 Shtator 2023 / MSH

Kurti dhe ambasadori finlandez flasin për investimet në sektorin e energjisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi gjatë pasdites Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

U bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër.

Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot.

Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës.