75 Mall Live Search
23:52 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / MSH

Kurti dhe Haxhiu lansojnë nesër programin e kryerësve të dhunës

Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të marrin pjesë në lansimin e programit të kryerësve të dhunës.

Lansimi i këtij programi do të bëhet në Amfiteatrin në objektin e ish-Rilindjes në Prishtinë.

Eventi do të fillojë në ora 14:00.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditës Haxhiu do të bëjë gjithashtu hapjen e ekspozitës “Traumë në letër”, e cila do të mbahet në Manifesta 14′ në ora 17:00.