09:55 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kurti dhe Kadaj- Bujupi mbesin në paraburgim

Derisa në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca gjyqësore kundër katër deputetëve të VV-së për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, nga Gjykata e Apelit vjen lajmi se Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi do të vazhdojnë të mesin në paraburgim pavarësisht kërkesave të tyre për lirim.

Indeksonline ka mësuar nga kjo Gjykatë se janë refuzuar ankesat e deputetëve, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi për masën e paraburgimit dhe e gjitha kjo ka ndodhur pasi të njëjtit deputetë kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak.

Pra pas vendimit të Apelit që të refuzohet kërkesa e tyre, Kadaj- Bujupi dhe Kurti vazhdojnë të jenë në paraburgim, ashtu siç edhe ka përcaktuar Gjykata Themelore, deri në momentin e marrjes së vendimit të ri./Indeksonline/