19:25 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

Kurti dhe Mehaj interesohen për gjendjen në Suharekë pas shpërthimit të zjarrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj janë interesuar për gjendjen në Suharekë, pasi disa vende u përfshinë nga zjarri.

Kështu u shpreh kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj për Indeksonline.

Ai tha se pas gjendjes atje, Kurti dhe Mehaj e kanë telefonuar ku edhe i dolën në ndihmë.

Ai tha se së bashku janë dakorduar për të përmirësuar gjendjen.

“Momentalisht e kemi nën kontroll, gjendja është e rëndë por gjithçka është nën kontroll. Jemi tu e përcjell gjendjen, kemi shumë ekipe në teren. Po presim tash. Në ndihmë na ka dalë Komuna e Prizrenit, Rahovecit, Mamushës. Më ka thirrë kryeministri i Kosovës, ministri i FSK-së, jemi në koordinim me këto ekipe”, u shpreh Muharremaj.