22:55 / E Premte, 14 Korrik 2023 / MSH

Kurti dhe Osmani marrin pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Francës

Me ftesë të ambasadës franceze në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Bastijes, Ditës Kombëtare të Republikës së Francës.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ai u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti ishte shprehur se janë të rralla datat e historisë dhe njerëzimit, që kanë përmasën dhe prurjen e 14 Korrikut, teksa uronte popullin francez për këtë ditë të shënuar dhe shprehte mirënjohjen e tij për ta dhe shtetin e Francës.