11:00 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Kurti: Dialogu mos t’na humbas agjendën shtetërore, Mitrovica më prioritet se sa një ulëse në OKB

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Beogradi zyrtar dëshiron që ta bosnizojë Kosovën ndërsa ‘’Moska përmes saj dëshiron rusizimin e Kosovës’’.

Në fjalimin e tij në konferencën e mbajtur sot ku u shpalos ‘’Skenari për ‘Finalen e Madhe’ mes Kosovës e Serbisë’’ Albin Kurti ka thënë se Kosova s’mund të humbas kohë vetëm për shkak të dialogut.

Po ashtu Kurti në përfundim shtoi se ka dicka më të rëndësishme për Kosovën se sa një ulëse e siguruar në OKB:

”Qeveria e Kosovës duhet të fillojë një rishikim të marrëveshjeve ekzistuese. Sepse pa një bilanc të përbashkët është vështirë të ecet përpara”.

”Nuk mund të lejojmë që dialogu me Serbisë, të na e rrëmbejë komplet agjendën shtetërore. Nuk duhet që në kurriz të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ta braktisim shtetin e Kosovës”.

”Serbët vendas nuk janë gjithë të njëjtë, janë të shtresave të ndryshme shoqërore e kanë qëllime të ndryshme. Duhet të nis bashkëbisedimi me ta në të gjitha nivelet anë e mbanë Kosovës”.

”Ne duhet ta kuptojmë se cka dëshiron Serbia. Është gabim nëse ne shumë më tepër e kritikojmë Brukselin se sa e kundërshtojmë Serbinë”.

”Beogradi qartazi dëshiron bosnjëzimin e Kosovës. Ndarja e Kosovës është qëllim për bosnjëzimin e saj. Moska e dëshiron rusizimin e bosnjëzimin, Beogradi e do vetëm bosnjëzimin”.

”Kosova ka tre lerva karshi Serbisë. Dikur Kosova varej nga Serbia, e sot Serbia varet nga Kosova për tu anëtarësuar nga Bashkimi Europian”.

”Prioritet i Kosovës duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës e jo ulësja në OKB. Kush mendon se mund të përmbyll një proces dialogu pa pëermendjen e Mitrovicës vetëm e mashtron veten”.