Kurti: Digjitalizimi i jurisprudencës është mjet në luftën kundër korrupsionit, mundëson transparencë e meritokraci
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se digjitalizimi i jurisprudencës, mundëson efikasitet, transparencë dhe meritokraci. Ai ka thënë se transparenca është një faktor i rëndësishëm që vjen si rezultat i digjitalizimit, teksa këtë proces e ka quajtur “mjet të fuqishëm” në luftën kundër korrupsionit.
Në lansimin e digjitalizimit të jurisprudencës, Kurti ka thënë se ky shërbim qeveritar është një domosdoshmëri për çdo vend që synon të ecë përpara në rrugën e zhvillimit dhe të modernizmit.
“Sot më shumë se kurrë digjitalizimi po e transformon jetën tonë dhe mënyrën se si ne ndërveprojmë me shërbimet publike. Kjo epoka e re teknologjike ka sjell me vete përparësi të shumta të cilat mund ta ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si qeveritë i shërbejnë qytetarëve të vetë. Për këtë arsye digjitalizimi i shërbimeve qeveritare është një domosdoshmëri për çdo vend që synoj të vëmë përpara në rrugën e zhvillimit dhe të modernizmit. Jurisprudenca si pjesë e digjitalizimi të sistemit te licencimit, tejet i rëndësishëm drejt efikasitetit, transparencës, suksesit dhe meritokracisë”.
“Forcimi i profesioneve të lira, përmes fuqizimit të qasjes në drejtësi si pjesë e programit tonë qeveritar dhe një nga objektivat strategjike është gjithsesi prioritet i yni. Është pjesë edhe e misionit tonë të përbashkët, për sundimit të ligjit dhe funksionim të shtetit të së drejtës. Lansimi i modulit të digjitalizimit të jurisprudencës, ky modul i cili përfshin edhe veprime paraprake procedurale që nga forma e aplikimit për dhënien e provimit dhe kryerja e pagesës qytetarëve, respektivisht juristëve ju shërben dhe mundëson qasje më të lehtë, me të shpejt për aplikim dhënie të provimit dhe pajisje me certifikata. Përveç modulit të jurisprudencës, digjitalizimi i këtillë është bërë edhe në noteri, ndërmjetësim dhe në përmbarim privat. Transparenca është një faktor tjetër i rëndësishëm që vjen si rezultat i digjitalizimit e që është mjet i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se ky lansimi i këtij modeli është një hap i rëndësishëm dhe një mënyrë shtesë se si i menaxhojmë këto procese.
“Reformat kanë qenë të shumta, digjitalizimi është vetëm njëra nga to. Së fundmi e kemi adresuar edhe një shqetësim, atë për numrin e noterëve, dhe pas trajnimit që do të nisë shpejtë me ta, do të nisin punën në ofrimin e shërbimeve. Ka për qëllim të thjeshtësoj procedurat administrative dhe të luftoj burokracinë, që janë thelbësore në funksionimin e shtetit ligjor”, theksoi ajo.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, tha se kushdo që deri sot e ka kryer provimin e jurisprudencën mbanë mend, vështirësitë dhe burokracinë e këtij procesi.
“E gjithë reforma në drejtësi, duke përfshirë edhe digjitalizimin, është për rritur cilësinë e shërbimeve dhe lehtësirave për të gjitha, prandaj lansimi i këtij moduli rrit transparencën, efikasitetin dhe për t’i dhanë një garanci qytetarit të vendit se një shërbim që kërkon edhe profesional, transparent dhe i dinjitetshëm”, theksoi Zogaj.