21:01 / E Martë, 28 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Kurti e Çeku së bashku në stadium, në përkrahje të Kombëtares

Ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Andorrës, që do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja po luhet në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’.

Përkrahja për ”Dardanët”, nuk ka munguar as nga fytyrat publike.

Në tribinat e stadiumit shihet edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe Ministri i MKRS, Hajrullah Çeku, ku po shohin nga afër djelmoshat tanë. /IndeksOnline/