17:53 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kurti e Konjufca takohen me Apostolovën, ja çka diskutuan!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, takuan shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova.

Sipas njoftimit nga Vetëvendosje, në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në institucionet e Kosovës, për gjendjen socio-ekonomike në vend dhe për sfidat e shtetndërtimit dhe integrimit.

Kurti dhe Konjufca shprehën qëndrimet e Vetëvendosjes për shtet të së drejtës dhe vizion ekonomik të përqendruar në punësim.

“Të dy palët u pajtuan për rëndësinë e reformave për integrimin e Kosovës në BE gjë që do të rriste si rregullsinë dhe ligjëshmërinë, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik e shoqëror”, thuhet në njoftimin e VV-së./Indeksonline/