11:27 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / k.v

Kurti e pyet Brovinën edhe për marrëveshjet e Brukselit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës i ka bërë një mori pyetjesh dëshmitares Flora Brovina, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Indeksonline.

Kurti ndër të tjera e ka pyetur deputeten edhe për marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, por trupi Gjykues ka ndërhyrë duke i thënë Kurtit që të mos bëj këso pyetjesh pasi që nuk janë as pak relevante për Gjykatën./Indeksonline/