11:17 / E Hënë, 10 Janar 2022 / k.v

Kurti e Rizvanolli vizitojnë Telekomin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar sot Telekomin e Kosovës.

Takimi me drejtuesit e telekomit është duke vazhduar në këto çaste.

Rikujtojmë se në tetor të vitit të kaluar Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për financimet në dy ndërmarrjet publike, Trepça dhe Telekomi i Kosovës./IndeksOnline/