09:54 / E Premte, 10 Qershor 2022 / B O

Kurti e Rohde po e presin në aeroport kancelarin Scholz

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, janë bërë gati për ta pritur kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në aeroportin e Prishtinës.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti mezi po e presim ardhjen e kancelarit Scholz në Kosovë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Scholz pritet të mbajë takimin me kryeministrin Kurti nga ora 10:45 në Qeverinë e Kosovës.

Përveç Kurtit, Scholz do t’i vizitojë edhe ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.