15:30 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Kurti e Vitia sot në konferencë, vendoset për rihapjen e kufijve, çerdheve e kafeneve

Qeveria në detyrë sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

“Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Në këtë konferencë Kurti dhe Vitia pritet të flasin për vendimet e reja që kanë marrë si dhe për shfuqizimin e disa kufizimeve që janë ende në zbatim.

Pritet të merret vendim edhe për hapjen e kafiterive, bareve, restoranteve, qendrave tregtare, dhe do të kthehen shërbimet esenciale në secilin institucion publik dhe në farmaci.

Këto veprimtari duhet të mbikëqyren duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së, si nga menaxherët e institucioneve, punëdhënësit, ashtu edhe inspektoriatet përkatëse.

Konferenca do të mbahet tek Ndërtesa e Qeverisë në ora 18:00.