18:56 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Kurti: Fakti se po heqim të gjitha këto masa, nuk do të thotë se duhet të heqim edhe kujdesin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruara para mediave pas përfundimit të mbledhjes.

Kurti deklaroi fakti që po heqin të gjitha këto masa, nuk do të thotë se duhet të heqim edhe kujdesin.

“Është e domosdoshme që të gjitha udhëzimet, këshillat e IKSHPK-së, të jenë të respektuara në plotni dhe gjithashtu t’i ndjekim me vëmendje vendimet e ardhshme të ministrisë së Shëndetësisë”, tha Kurti.

“Një ndër vendimet e rëndësishme është ai për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave, në ballafaqimin me pandeminë COVID-19. Së pari i falënderohemi të gjithë qytetarëve të cilët kur këto masa ishin tejet rigoroze me një kulturë të jashtëzakonshme, e disiplinë që buronte nga ndërgjegjja njerëzore me një përmasë të pashembullt kanë respektuar të gjitha vendimet e qeverisë, përkatësisht ato të ministrisësë Shëndetësisë dhe këshillat e mjekëve të IKSHPK-së. Atëherë ishte koha kur ne kishim nevojë për masa rigoroze e disiplinë të skajshme, nga nesër mund të fillojmë me një hapje që s’është absolute dhe e plotë”, tha Kurti.

Ai shtoi se konkretisht ajo çfarë po bëhet është se po hapin kufijtë dhe çerdhet për moshat nga 0 deri në 5 vjeç, në institucionet publike dhe private.

“Po bëjmë organizimin  dhe përgatitjet për testin e arritshmërisë, organizmin e ambientimin për testin e maturës me nxënësit e klasave të 12-ta, kthimi i klasave të 12-ta prej datës 15 qershor dhe mbajtja e testit të maturës me 4 korrik. Do të bëhet edhe lejimi orëve praktike, duke zbatuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKSHPK-së.Me datën 13 mars e patëm marrë vendimin për t’i mbyllur kufijtë tokësorë të Kosovës, sot shfuqizuam pikën 4 të atij vendimi dhe në këtë mënyrë hapim kufijtë por të gjithë që hyjnë në Kosovë obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve nga ekipet  QKMF-së.Kemi shfuqizuar edhe pikën 6, me të cilën mbylleshin kafiteritë, restorante dhe Qendrat Tregtare, pra nga nesër hapen.E kemi shfuqizuar edhe pikën 9, me të cilën patëm reduktuar veprimet dh stafin për çdo institucion publik, pra tash nuk ekziston reduktimi i tillë. I kemi shfuqizuar edhe pikën 1.3 të një vendimi të Qeverisë me datën 7 mars lidhur me ushtrimin e punës së barnatoreve”, tha Kurti./Indeksonline/