14:34 / E Martë, 10 Janar 2023 / B O

Kurti flet për planin franko-gjerman: E kemi parë si bazë të mirë, Serbia e refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për marrëveshjen e mundshme me Serbinë, pas takimit që kishte me kryetarët e komunave të Kosovës.

Kurti ka thënë se plani franko-gjerman ishte si bazë e mirë, por u refuzua nga Serbia.

“Planin evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermania ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, me vendim unanim”, ka thënë Kurti./Indeksonline/