75 Mall Live Search
09:19 / E Mërkurë, 11 Shtator 2024 / L K

Kurti, Gërvalla dhe zëvendësshefja e Ambasadës së SHBA-së, nderojnë viktimat e sulmit të 11 shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësshefen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, kanë nderuar viktimat e sulmit të 11 shtatorit.

Në përkujtim të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2019 në oborrin e qeverisë është zbuluar pllaka memoriale në nderim të viktimave të atij sulmi.