12:38 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / OSH

Kurti i del në mbrojtje Gërvallës: Ajo e mbron dhe e afirmon UÇK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dje ka filluar një fushatë kundër MPJD-së, Donika Gërvallës me tezën se nuk e respekton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

 Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër”, tha ai./IndeksOnline/