14:18 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti: Duhet të jemi zë i bashkuar, do të kemi kohë të takohemi me Thaçin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DW nga Mynihu, ka folur edhe për çështjen e mos koordinimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, para udhëtimit për në Gjermani.

Kur ka thënë se mbase nuk ishte mirë që nuk u takuan, por thotë se do të kenë kohë që të takohen dhe sipas tij një gjë e tillë nuk do të jetë problem.

Gjithashtu kreu i qeverisë ka thënë se ka vullnet për unifikim të qëndrimeve dhe që Kosova të ketë vetëm një politikë të jashtme. Kurti ka përmendur gjithashtu letrën e presidentit të SHBA’së, Donald Trump, në të cilën kërkohej që Kosova të fliste me një zë të unifikuar.

“Nuk e di se sa do të mund t’i unifikojmë qëndrimet. Por unë shprehi vullnetin që të mos kemi dy apo më shumë politika të jashtme të Republikës së Kosovës. Madje edhe në letrën e 14 dhjetorit të 2018 që Trump ia dërgoi presidentit të Kosovës, ka thënë që Kosova duhet të flas me një zë unifikuar me një zë të bashkuar. Këtë duhet ta bëjmë sa më parë. Nuk është mbase mirë që nuk u takuam para se të vijmë këtu, pro do kemi kohë që të takohemi, pa problem”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i qeverisë një ditë para nisjes në Mynih i kishte dërguar preisdentit Thaçi ftesë për një takim konsultativ, megjithatë ky i fundit vetëm se kishte udhëtuar për në Gjermani.