17:23 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / AR

Kurti: Kërkojmë anëtarësimin në NATO

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit, në konferencën e përbashkët  Kurti ka falënderuar NATO-n për angazhimin e saj në Kosovë, derisa ka thënë se Kosova është e gatshme që të japë kontributin e saj brenda kësaj aleance me ushtrinë e saj, FSK-në.

“Ne kërkojmë anëtarësimin në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që shtetet tjera na kanë dhënë neve si qytetarë. Anëtarësimi në Partneritetin për Paqe do të ishte një hap para”, është shprehur Kurti.