21:23 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / S Z

Kurti: KFOR-i, policia e gazetarët u sulmuan me bomba të prodhuara e të sjella nga Serbia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ushtarët e NATO-s, pjesëtarët e policisë dhe gazetarët më 29 maj në veri u sulmuan nga grupe të dhunshme me granata dore të prodhuara në Serbi.

Kurti tha se granatat e dorës të modelit Slavo Rudojiq Buojno M75 dhe shok-bombat Ruçna Shok Bomba P98 janë prodhime dhe të sjella nga Serbia.

“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe bomba shokuese RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe gazetarë”, ka shkruar Kurti në Twitter.