18:01 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kurti kujton 1-vjetorin e fitores në Prizren, tregon kush iu bashkua LVV-së!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me anë të një shkrimi ka kujtuar një vjetorin e fitores në balotazh, në Prizren.

Ai poashtu ka bërë me dije se Lëvizjes së tij i është bashkuar edhe Dr. Shaip Kabashi, ligjërues i Lëndës “Sociologji e së Drejtës”, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot, në një vjetorin e fitores sonë në balotazh në Prizren, së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeten, Drita Millaku dhe Kryetarin e Qendrës e kryesuesin e Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, pritëm Dr. Shaip Kabashin, Ligjërues i lëndës “Sociologji e së Drejtës” nga Prizreni, i cili na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Dr. Shaip Kabashi ka doktoruar në temën “Roli i opinionit publik në jetën politike” dhe aktualisht është profesor i rregullt në Kolegjin “Fama” dhe bashkëpunëtor i jashtëm në Universitetin Publik të Prizrenit.