Kurti letër Thaçit: Më vjen mirë që u takuam sot, për COVID-19 jemi në kontakt, për politikë respektoje Kushtetutën
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/03/thaci-kurti.jpg)
Kryeministri në detyrë pas takimit që ka pasur me presidentin vendit Hashim Thaçi, i k dërguar një letër, duke i thënë se e falënderon për qëndrimin e tij se do të respektoj Kushtetutën e Kosovës dhe praktikën kushtetuese.
Mirëpo Kurti i ka bërë me dije presidentin, se konsultimet që aktualisht është diku i kryer me liderët e partive të tjera politike, nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës së Kosovës.
Tutje Kurti përmes kësaj letre i ka ritheksuar gatishmërinë e tij për të vazhduar me kontakte në lidhje me betejën e përbashkët kundër Covid 19.
Kurti i ka thënë Thaçit se për çfarëdo teme tjetër, do të realizojnë komunikimin në formë të shkruar.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/04/letra.png)