12:27 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Kurti: Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë

Lideri i Lëvizjes Vetëdendosje, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhja e Qeverisë siç e ka quajtur ai koti, ka qenë e kotë.

“Kemi humbur shumë vjet, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme, por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Kurti ka thënë se më 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.

Shkrimi i tij i plotë:

Pas shtatë muajsh na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e Qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.

Kemi humbur shumë vjet, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme, por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Më 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.

Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.

Më 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.