23:05 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Kurti me videomesazh, kërkon nga llapjanët ta votojnë Bulliqin: Erdhi dita për Llapin e Gollakun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët e Podujevës që në zgjedhjet e së dielës ta votojnë Shpejtim Bulliqin.

“Shpejtimi i duhet Besianës për të shpëtuar nga mashtruesit e përfituesit.”

“Me 29 nëntor ndryshimin e kemi në duar, prandaj është e pafalshme që të na ikë. Duhet të bëhemi bashkë dhem e votë të ua japim përgjigjen atyre që vodhën të ardhmen tuaj dhe fëmijeve tuaj, atyre që pasurimin e tyre e kishin lart mbi mirëqenien tuaj”, tha ndër të tjera Kurti në videomesazhin e tij./Indeksonline/