19:21 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kurti në Berlin takon këshilltarin kryesor politik të Merkelit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është duke qëndruar në kryeqytetin e Gjernanisë në Berlin.

Kurti gjatë qëndrimit të tij në Berlin ka zhvilluar disa takime me zyrtar shtetëror, njofton Indeksonline.

Ai përmes një postimi në facebook ka njoftuat se sot është takuar me këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelares Merkel, Jan Hecker si dhe zyrtarë të tjerë politik.

Ja postimi i plotë:

Në ditën e dytë të qëndrimit në Berlin takova këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelares Merkel, z. Jan Hecker. Më pas vizitova edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për takimin me z. Jens Uëe Plötner, Drejtor Politik. Ndërkaq, në Bundestagun gjerman takova dy deputetë të SPD-së, z. Fritz Felgentreu dhe z. Nils Schmid.

Në të gjitha këto takime diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, si dhe për sfidat e qeverisë së ardhshme në fushat e drejtësisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe të dialogut me Serbinë. Kosova te Gjermania e ka partnerin e mirë për shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit dhe zhvillim të gjithëmbarshëm.