18:24 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / Andronika

​Kurti në Vjenë takohet me Lajçak, flasin për anëtarësime në BE

I dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka falënderuar Grupin e Socialistëve Demokrat për ftesën në Samitin e Liderëve të Ballkanit që u mbajt sot në Vjenë të Austrisë.

Lajçak ka takuar edhe kryeministrin, Albin Kurti. “E përshëndes angazhimin e fortë për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe mundësinë për të shkëmbyer pikëpamjet”, ka shkruar Lajçak.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se e mirëpret deklarimin e këtij samiti për aplikim e Kosovës në Bashkimin Evropian.