23:54 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / MSH

Kurti: Nuk frikësohem, sot isha i gatshëm të nënshkruaj, nuk hezitoj sepse guxoj!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas përfundimit të takimit në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se është arritur një njohje de-facto dhe se pala serbe është duke i ikur nënshkrimit pasi i njëjti do t’i mundësonte të dy palëve njohjen shtetërore në të gjtiha instancat ndërkombëtare.

Ai gjtihashtu ka deklaruar se njëjtë sikurse më 27 shkurt, edhe sot ishte i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen që do të qonte në normalizim të marrëdhënieve, raporton Indeksonline.