12:10 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti pas lajmit për çnjohjen nga Sierra Leone: I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se edhe një shtet e ka hequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës.

Kurti ka shkruar në Facebook se shteti serb, vullnetit të mirë të Kosovës për heqjen e pjesshme të taksës, po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë këtë ofensivë.

“I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës”, tha ai.