Kurti: PDK nuk është reformuar, i ka katër ose pesë kryetarë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur lidhur me kërkesat për koalicion, sa i përket partive opozitare. Ai në një intervistë në Teve1 nuk i ka kursyer kritikat në adresë të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), për të cilën ka thënë se nuk është reformuar.
Kurti tha se PDK-ja i ka katër ose pesë kryetarë dhe se është sinonim i kapjës së shtetit.
“Prej përvojës politike e kam të qartë që PDK nuk është reformuar. Në PDK ekzistojnë 4 ose 5 kryetarë. Nuk e di a i ka 5, por jam i sigurt që nuk i ka 3. Pdk e di nga përvoja nuk është parti, është shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara. Aty s’merresh vesh pse ke fol me një person. Prandaj Hoxhaj thotë dicka tjeter. E çka thotë Ramiz Lladrovci për Sami Lushtakun, prindin e një deputetit të PDK-së. Janë dy ish kryetaret në Hagë që duhet t’i viztojnë shpesh dhe për konstruksione politike. Ata s’janë reformuar. Pdk është sinonim i kapjes së shtetit dhe s’është reformuar. Me një PDK të tillë nuk mund të bëhet shteti demokratik”, tha ai./Indeksonline/