10:22 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti përkulet para varrit të ish-presidentit Rugova, këto janë fjalët e tij

Kryeministri Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani sot kanë bërë homazhe edhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova.

Me këtë rast Osmani tha se nderojmë presidentin historik si ideator i shtetit të pavarur dhe kontributin të tij.

 “Ishim këtu për të nderu figurën e presidentit Ibrahim Rugova në ndërtimit e themelimit të shtetit tonë si ideator i shtetit të pavarur dhe sovran si dhe kontributin e tij rreth kësaj ideje.

E nderojmë sot kontributin e tij dhe bijtë e bijat që u bashkuan rreth kësaj lëvizjeje së madhe të shqiptarëve”.

Derisa për Kurtin që ishte vizita e tij e parë tek varri i presidentit Rugova si politikan, por edhe si kryeministër i vendit tha:

“Si kryeministër i Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë presidentin e parë të Kosovës të zgjedhur me votë popullore. Një dekadë më vonë në Kuvendin e Kosovës Rugova rizgjedhet sërish president i parë në Kosovën e çliruar.

Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjet insistuese dhe angazhimin e tij për liri dhe pavarësi”, tha Kurti./Indeksonline