11:48 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kurti prapë kritikon, megjithatë uron disi 11 vjetorin e Pavarësisë!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës.

“Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së. Ndërkohë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur”, ka shkruar ai mes tjerash, transmeton Indeksonline.

Ai ka përmendur faktin që Mitrovia vazhdon të mbetet e ndarë dhe se koncensionet e Planit të Ahtisarit janë ende aty,

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës! Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së. Ndërkohë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur. Dhe, e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët. Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon.