Kurti pret në takim komisioneren, Marta Kos
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, raporton Ekonomia Online.
Takimi është duke u zhvilluar në objektin e qeverisë.
Pas takimit Kurti dhe Kos do të kenë konferencë të përbashkët për media.
Kos sot gjatë ditës është takuar edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.



