11:13 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kurti publikon letrat me urimet që ka marrë nga partnerët fqinjë për fitoren e VV-së

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti, përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook ka treguar disa nga urimet dhe mesazhet që ka marrë për rezultatin dhe suksesin e partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ndër të tjera ka thënë se u është mirënjohjës të gjithëve për urimet, por edhe gatishmërinë që kanë treguar për mbështjetje.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje.