22:58 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Kurti shpërblen me pozita në ndërmarrjet publike, anëtarë e kandidat për deputet të VV-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirrur mbledhjen korresponduese (mbledhja elektronike) në të cilën janë miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë në detyrë.

Pas shqyrtimit nga Qeveria është miratuar Vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve dhe emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve.

Në komunikatën e Zyrës së Kryministrit, janë bërë publike edhe emrat e Anëtarëve të Bordeve të Përkohshëm të Ndërmarrjeve, e në mesin e tyre është edhe ai i Mentor Hysenit, i cili ka marrë pozitën e kryesusit dhe drejtorit të  ndërmarrjes publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.

Mirëpo Hyseni, nuk është emër i panjohur për Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që i njëjti në zgjedhjet e 6 tetorit, ishte kandidat për deputet në këtë subjekt politik.

Madje, atë e pati prezantuar vet Kurti edhe në faqen zyrtare Facebook.

Indeksonline gjithashtu merr vesh që në ndërmarrjen publike qendrore qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A., në kuadër të emërimit të Bordit të Përkohshëm, ka edhe emra të tjerë nga Vetëvendosje.

Artan Dërmaku, i cili u emërua drejtor, po ashtu iu bashku VV-së në zgjedhjet e fundit, duke u bërë anëtar.

Gjithashtu të njëjtin e ka prezantuar vet Kurti në profilin e tij zyrtar Facebook./Indeksonline

Artan Dërmaku, anëtar i VV-së

Mentor Hyseni, kandidat për deputet në VV