16:28 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kurti si rrallë herë, edhe sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’: Mirupafshim në ndeshjen Kosovë-Angli

Albin Kurti do të jetë sonte për herë të dytë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë për të përkrahur Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen që pritet të nis në ora 18:00, kundër Anglisë.

Duke përkujtuar faktin se në të kaluarën Kurti përkrahte vetëm ekipin nga Shqipëria dhe nuk përmendte aspak kombëtaren e Kosovës, por që tani gjërat kanë ndryshuar, transmeton Indeksonline.

Kurti ka bërë të ditur se sonte do të jetë i pranishëm në ndeshjen Kosovë-Angli dhe sigurisht që kësisoj do të duhej të vepronte çdo i zgjedhur i qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sikur para tri dekadave, e diela po më përsëritet sot. Në mesditë me bokserët Xhevdet Pecin, Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Fatmir Makollin e Beqir Berishën, kurse pasdite te “Fadil Vokrri” në stadiumin e qytetit me futbollistët tanë.

Ndoqa disa meçe në kuadër të edicionit të 21-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”. Mu në këtë sallë të Pallatit të Rinisë dikur ngadhënjente Klubi i Boksit “Prishtina”, disa orë para se në fushën e blertë të ngadhënjete Klubi Futbollistik “Prishtina” me Vokrrin që shënonte. Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli.