14:09 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kurti s’i shkoi në zyrë, kjo është përgjigja e Hashim Thaçit

Hashim Thaçi ka reaguar pasi Albin Kurti ka refuzuar ftesën e tij në zyren e presidentit për të marrë mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Thaçi ka thënë se do t’i bëj Kurtit një ftesë të re së shpejti.

“Ai nuk është paraqitur në zyrën time siç pritej. Sidoqoftë, një ftesë e re do t’i dërgohet sërish. Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar Thaçi në Twitter./Indeksonline/