75 Mall Live Search
12:07 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kurti: Sot nuk takohemi me Mustafën

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurtin, ka thënë se sot s’do të ketë takim midis tij dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Sa i përket një marrëveshjeje potenciale, Kurti ka thënë se ende nuk ka ndonjë rezultat konkret sa i përket arritjes së një koalicioni potencial me LDK-në.

Kurti shtoi se do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijnë marrëveshjen që dëshirojmë.

“Ne jemi duke u përgatitur që të qeverisim mirë. Unë sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK-në nuk mund të kem lajme të reja pa pasur rezultate konkrete. Këtë ua kam thënë edhe më herët po e përsëris sërish. Sot nuk ka takim do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijmë marrëveshjen që dëshirojmë. Kur t’i kemi rezultatet konkrete jap lajme të reja, nuk ka rezultate konkrete. Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 dhjetori, na ka dhënë më shumë kohë se që na është dashur”, ka thënë sot Kurti në një konferencë shtypi./Indeksonline/