23:15 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Kurti: Të gjithë në Kosovë i dëshirojnë shërim të shpejtë Boris Johnsonit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka uruar shërim të shpejt homologut të tij britanik Boris Johnson, i cili po qëndron në kujdes intensiv.

“Me keqardhje morem lajmin që kryeministri britanik është në kujdes intensive për shkak të Covid-19. Sonte të gjithë në Kosovë i dëshirojnë Boris Johnson shërim të shpejtë dhe të plotë. Ne të gjithë jemi në këtë, dhe do ta kalojmë së bashku”, ka shkruar Kurti në Twitter.