19:51 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kurti: Teutë Rugova është e marrë peng

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti prezencën e deputetes Teuta Rugova e ka quajtur peng para syve të dy milionë qytetarëve.

Kurti përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Kosova është shtet i kapur, transmeton Indeksonline.

“Kosova është shtet i kapur, kurse Teutë Rugova është e marrë peng para syve të dy milionë qytetarëve”, ka shkruar Kurti.

Seanca e paraparë që të fillojë në ora 18 e 30 ende nuk ka filluar./Indeksonline/